Chelsea do me patjetër De Ligt, Juventus refuzon një ofertë të jashtëzakonshme

Vazhdojnë kontaktet mes Juventusit dhe Chelseat për Matthijs de Ligt.

Mes ditës së sotme dhe nesër do të ketë përshpejtime të reja të bluve në përpjekje për të bindur bardhezinjtë. Chelsea kishte formulaur një ofertë zyrtare ku ishin mbiu tavolinë 100 milionë euro dhe kartonat e Werner bashkë me Pulisic.

Juventus ka refuzuar duke vazhduar të kërkojë 120 milionë euro, por orët e ardhshme do të jenë vendimtare, shpjegon “La Stampa”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 28.06.2022 10:41