Rama kapet “mat” në Itali (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama ndodhet momentalisht për një vizitë zyrtare në vendin fqinj, Itali.

Rama ndodhet atje për arritjen e disa marrëveshjeve të bashkëpunimit në fushën e arsimit.

Të dielën ai ka qenë në qytetin e papëve dhe pritet që sot të zhvillojë një takim në Unitus, Universiteti i Tuscias me ministren e Universitetit dhe Kërkimeve.

Rama një ditë më parë është fotografuar teksa po shëtiste nëpër lagjen “San Pellegrino”. Kostum i errët, i shoqëruar nga familjarët, ai u ndal në një lokal të zonës.

Ndërkohë këtë të hënë nën shoqërinë e delegacionit shqiptar ndodhet në një takim me Ministren e Universitetit dhe Kërkimeve Maria Cristina Messa.

Gjithashtu në takim pritet që të jetë edhe Paolo Orneli, këshilltar rajonal për zhvillimin ekonomik, tregtinë dhe zejtarinë, universitetet, kërkimin shkencor, start-up-et dhe inovacionin./albeu.com/


Shtuar 7.02.2022 12:50