Perisic përshëndetet me Interin: Është një gëzim i pafund që zgjat gjithë jetën, Pazza Inter!

Ivan Perisic do të largohet nga Interi në drejtim të Tottenham, ku atje e pret Antonio Conte, ish-trajneri i tij për dy vite tek Interi.

Anësori kroat ka qenë padyshim më i miri tek Interi për këtë sezon por edhe ndër më të mirët gjithë këto vite. Ai me një postim në Instagram është përshëndetur me klubin dhe tifozët zikaltër.

“Pas 254 ndeshjesh, 55 golave, 49 asistimeve, 3 trofeve dhe 18,934 minutave të luajtura në fushë me këtë fanellë të lavdishme, aventura ime me Interin përfundon këtu. Nëse çdo fund shënon një fillim të ri, është e rëndësishme të kthehem pas në këto vite të kaluara dhe të ndaj me ju krenarinë time më të sinqertë për punën e bërë dhe qëllimet e arritura së bashku.

Unë si lojtar dhe gjithë familja ime, për ekipin, stafin, të gjithë punonjësit, por mbi të gjitha tifozët zikaltër: ju do të keni gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time. Me kaq shumë emocione në zemrën time, dhe kaq i priveligjuar që kam luajtur për këtë ekip, po ju them mirupafshim

Është një gëzim i pafund që zgjat gjithë jetën, Pazza Inter!”/ h.ll/albeu.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ivan Perišić (@ivanperisic444)


Shtuar 31.05.2022 15:53