Zëvendëskryeministri për Marrëveshjen e
Ohrit, Musa
Xhaferri, ka pritur mesditën e sotme në takim ambasadorin e ri të Suedisë, Mat
Staffansson.
Ata kanë diskutuar për zbatimin e Marrëveshjes së
Ohrit, procesin e
integrimit të vendit në BE, me theks të veçantë mbi Raportin e Progresit të KE-së, si dhe për tema të tjera me interes.
Xhaferri ka uruar ambasadorin
Staffansson për detyrën e re, dhe ka nënvizuar se “bashkëpunimi i mirë në mes dy vendeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen”.
Ai është shprehur se Maqedonia mbetet në rrugën e
integrimit në BE dhe se në realizimin e këtij qëllimi luan rol të rëndësishëm edhe Marrëveshja e
Ohrit.
“Zbatimi i të gjitha obligimeve që dalin nga Marrëveshja e
Ohrit mbetet prioritet i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, sepse ky dokument paqësor stabilizoi vendin dhe hapi rrugën drejt
integrimit evropian”, citohet të jetë shprehur
Xhaferri.
Nga ana tjetër, ambasadori Staffanson, ka nënvizuar se Suedia mbështet zbatimin e Marrëveshjes së
Ohrit si dhe integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian (BE)./albeu.com/
Shtuar më 29/10/2013,
ora 17:09