Ministri i
Mbrojtjes Talat
Xhaferri është takuar ditën e sotme me
ambasadorin e Greqisë, Haris Lalakos. Ata kanë shkëmbyer mendimet me njeri-tjetrin për bashkëpunimin
vendeve deri më tani.
“Xhaferi potencoi se Ministria e
Mbrojtjes është e hapur në mbështetjen dhe përparimin e bashkëpunimit në mbrojtje me Republikën e Greqisë, duke theksuar kështu se çështjet e hapura mes dy
vendeve nuk duhet të paraqesin pengesë për realizimin e takimeve dhe kontakteve mes personave zyrtarë të të dyja ministrive dhe armatave”, thuhet në njoftimin e MM-së. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2013,
ora 16:48