Xhaferri: Sot, "Dita e Paqes"
Pëlqej
Zëvendëskryeministri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi tha sot se 13 gushti është "Dita e Paqes".

Një gjë të tillë, Xhaferi e tha në tribunën që u ngrit sot, në kujtim të ditës së arritjes së Marrëveshjes së Ohrit.

Në rolin e tij si organizator i tribunës, Xhaferri falënderoi pjesëmarrësit dhe kërkoi debat konstruktiv.

Musa Xhaferi vlerësoi se zbatimi konkret i MO-së rrit besimin e komuniteteve te institucionet e shtetit.

I ftuar në tribunë, profesori maqedonas dhe negociator i MO-së, Vlado Popovski, tha se dokumenti nuk është thjesht një listë me detyra që duhet kryer dhe që mbaron me keq, por se përbën një proces dinamik dhe gjithëpërfshirës. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2014, ora 15:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori