E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
Xhaferri sjell investitorë belgë në Zonën e Tetovës
Zëvendëskryeministri për Marrëveshjen e Ohrit, Musa Xhaferri, po qëndron në Bruksel me një agjendë takimesh ekonomikë, por jo vetëm. Ditën e sotme, numri dy i qeverisë së Shkupit ka realizuar një takim me Presidentin e Federatës së Sipërmarrësve të Belgjikës, Pierre Alain de Smedt, të cilin e ka njoftuar me mundësitë e investimit që kompanitë belge mund t’i gjejnë në vendin tonë.

Theks i veçantë është vënë nga ana e zv.kryeministrit, mbi mundësitë që ofron Zona e Lirë Ekonomike e Tetovës, ndaj ai i ka bërë ftesë bashkëbiseduesit të tij për një vizitë në vendin tonë.

Ftesa është pranuar, ndaj vizita që do të bëhet bashkë me një grup afaristësh belgë, pritet të realizohet së shpejti, shkruan Zhurnal.

Ditën e djeshme, ndërkaq, Xhaferri ka takuar edhe përfaqësues të kompanive belge që veprojnë në industrinë automobilistike, të plastikës dhe të tekstilit.

Por jo vetëm karakter ekonomik ka kjo vizitë e Xhaferrit, sepse sot është takuar ai edhe me ish-përfaqësuesin e BE-së në Maqedoni, Aleksis Bruns.

Në këtë takim raportohet të jetë diskutuar situata aktuale në rajon dhe proceset euro-integruese të vendit.

Zv.kryeministri është shoqëruar në këto takime nga ambasadori Lazar Elenovski, drejtori i Agjencisë për Investime të Huaja, Visar Fida, dhe promotori ekonomik, Kreshnik Bekteshi. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2013, ora 17:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori