Mediat maqedonase kanë vënë sërish në qendër të vëmendjes ministrin e Mbrojtjes Talat
Xhaferri, pasi ka anuluar
pushimin veror për fëmijët e oficerëve të rënë në tragjedinë e helikopterit në Bllace në vitin 2001.
Familjarët e të rënëve nuk janë informuar fare nga ministri
Xhaferri nëse do të realizohet ose jo
pushimi veror. Duket se materiali që mundëson
pushimin falas që është hartuar që në maj, qëndron i panënshkruar në zyrën e ministrit, transmeton kanali 5.
Sipas po këtyre burimeve, shpjegimi që ka dhënë kabineti i ministrit Xhaferi, ka qenë se në pushimoret ku duhet bërë
pushimi falas, ka probleme infrastrukturore. /albeu.com/
Shtuar më 31/07/2013,
ora 15:45