Musa
Xhaferri, Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, dje i ka dërguar një telegram ngushëllimi ministres së Kulturës së Republikës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro, me rastin e vdekjes së artistes së madhe shqiptare Vaçe
Zela. Përmes telegramit ai shpreh ngushëllimet e tij dhe të Qeverisë së Maqedonisë për ndarjen nga jeta të artistes së madhe Vaçe
Zela.
"Në emrin tim dhe të Qeverisë se Republikës së Maqedonisë pranoni ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të arstistes së madhe Vaçe
Zela.
Vaçe
Zela me krijimtarinë e saj artistike bëri që arti shqiptar të kapërcej kufijtë kombëtar duke u bërë emblemë e kulturës dhe këngës shqiptare në veçanti.
Vaçe
Zela do të kujtohet për jetë e mot edhe ndër ne shqiptarët në Maqedoni si Nder i Kombit, sepse me këngën dhe zërin e saj mbajti gjallë dashurinë për jetën dhe rrënjët tona", thuhet në telegram ngushëllimin e zëvendëskryeministrit
Xhaferri. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2014,
ora 10:37