Xhaferri: Gruaja të përfshihet në çdo aspekt të mbrojtjes
Ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferri ka thënë se duhen respektuar standardet për të përfshirë gruan në të gjitha aspektet e mbrojtjes, ndaj ka miratuar edhe Planin Aksional Kombëtarë për zbatimin e Rezolutës 1325.

Këtë Ministri i Mbrojtjes Xhaferri e ka deklaruar gjatë takimit me Përfaqësuessen Speciale të Sekretarit Gjeneral të NATO-s për Gra, paqe dhe Siguri, Mari Skare.

“Ne angazhohemi për mundësi të njëjta për të gjithë kandidatët, dhe prandaj presim që në konkurset e ardhshme, sa i përket numrit të femrave, të kemi një raport më ndryshe“, ka thënë ministri.

Zyrtarja e lartë e NATO-s është falënderuar për aktivitetet e ndërmarra dhe ka theksuar se NATO dhe Maqedonia kanë qëllim të përbashkët kur flitet mbi zbatimin e barazisë gjinore.

Duke u ndalë në rolin, si dhe mundësitë e mëdha për ndikim tek femrat dhe fëmijët në kushte konflikti, nga aspekti i pengesave në arsimim dhe paraqitja e çfarëdolloj dhune, ajo tha se me rëndësi të mëdha është që femrat mos të shihen vetëm si viktima, por edhe si kontribuuese. /albeu.com/
Shtuar më 10/05/2013, ora 17:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori