VMRO-ja vazhdon skenarin, nuk i jep vulën Xhaferit
Talat Xhaferi i cili ndodhet në ndërtesën e Parlamentit të Maqedonisë, nuk është lejuar të hyjë në kabinetin e kryetarit të Parlamentit për të marrë vulën unike e cila zyrtarisht vërteton dokumentet dhe pozitën e tij si kryetar i Kuvendit.

Xhaferi nuk i ka çelësat e kabinetit për shkak se ata nuk mundën të dërgonin një letër zyrtare presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në të cilën ai informohet se ka siguruar shumicë parlamentare, transmeton "lajmi.net".

Sipas ekspertëve ligjorë, vula që është në kabinetin e kryetarit Trajko Veljanovski është e nevojshme ta bëjë letrën e Xhaferit në formë të dokumentit ligjor. /albeu.com/
Shtuar më 02/05/2017, ora 16:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori