Xhaferi: Unë jam adresë e çdo të riu shqiptar për problemet që kanë
Pëlqej
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi mbrëmë ka qenë i ftuar në emisionin Click Plus në televizionin 21, ku deklaroi se ka përgjegjësi të madhe dhe ai duhet të dëshmojë se shqiptarët janë të denjë të bartin pozita të larta shtetërore.

"Kam përgjegjësi të madhe, unë duhet të dëshmoj se shqiptarët janë të denjë të bartin pozita të larta shtetërore", theksoi Xhaferi.

Ai theksoi ai është i gatshëm dhe mund ta kontaktojnë lirisht në ueb faqen e Parlamentit për problemet që kanë të rinjtë shqiptarë.

"Ka shumë shoqata, iniciativa rinore që për këtë periudhë sa jam në krye të Parlamentit i kam pranuar për bisedë. Çdo interes i tyre për organizimeve ose formuave të ndryshe, ato do të mund të shkojnë edhe në forume parlamentare. Idetë tuaja kështu do të mund të dëgjoheshin nga ato veshë të shurdhër, e pastaj të shkojnë në ekzekutiv që të merren masa konkrete. Nuk ju duhet edhe për të ardhë te unë, e keni kontaktin edhe në ueb faqen e Parlamentit ku ju për çdo ditë mund të më shkruan për gjithçka. Gjitha gjërat që nuk adresohen, nuk zgjidhen, prandaj duhet komunikim", tha Xhaferi. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2018, ora 09:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori