Xhaferi tregon si do të mbahen seancat në gjuhën shqipe
Pëlqej
Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi nga fundi i këtij muaji, pas përfundimit të përgatitjeve të duhura teknike, seancat plenare do të fillojë t’i mbajë në gjuhën shqipe.

Xhaferi këtë e paralajmëroi sot, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas takimit me kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq.

“Nuk udhëhiqem prej pritshmërive, në kuptimin kur vendimet e mia varen prej meje dhe prej asaj kur do të vlerësoj. Çdo aktivitet ka nevojë prej periudhës përgatitore, ndërsa më herët thashë se kjo periudhë do të zgjasë deri në fund të këtij muaji që të mund të organizohen shërbimet dhe që të mund të zbatohet në tërësi dhe në mënyrë cilësore dispozita e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në kuptim të mbajtjes së seancave.

Siç e dini paraprakisht i kam përdorur në mënyrë të kombinuar të dyja gjuhët pavarësisht nëse ligji ishte në fuqi ose jo. Edhe kur nuk ishte i sjellë ligji gjatë mbajtjes së parë të seancës në vitin 2017 e kam udhëhequr në mënyrë të kombinuar, do të thotë nuk ka pasur pengesë rreth asaj. Por puna është se si shtëpi ligjdhënëse i kemi pritur parakushtet lidhur me atë që është kornizë ligjore në kuptimin legal që të udhëhiqet seanca”, tha Xhaferi.

Për atë nëse procedura në Qeveri lidhur me dërgimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve Komisionit të Venecies është në kundërshtim me Kushtetutën, Xhaferi tha se kjo nuk është kundërkushtetuese.

“Procedura për përcaktimin e cilitdo projekti ligjor në komisionin përkatës evropian nuk është në kundërshtim me Kushtetutën”, tha Xhaferi dhe drejtoi nga Qeveria për përgjigje më konkrete pasi kjo nuk është në kompetencë të Kuvendit por është përgjegjësi qeveritare.


Shtuar më 23/01/2019, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori