Xhaferi sot del për dëshmi para gjykatës
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ministri i Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski dhe deputeti Aleksandar Kiracovski janë dëshmitarë të ftuar në seancën gjyqësore për rastin e tentim-vrasjes së deputetit dhe njëherit kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Ata kanë qenë prezent në sallën ku ndodhi ngjarja e përgjakshme e 27 prillit, vitin e kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Deri më tani për zhvillimet e 27 prillit kanë dëshmuar disa persona, mes tyre edhe vetë Ziadin Sela derisa në seancën e fundit një gazetare në cilësinë e dëshmitarit ka njohur disa nga sulmuesit.

Për këtë ngjarje deri tani janë arrestuar dhe marrë në pyetje mbi 30 persona, duke përfshirë edhe deputetë dhe funksionerë.

Për këtë rast akuzohen Oliver Oshavkovski, Sasho Senkov, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski-Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Dellov, Stojan Pavlleski-Kobra, Kire Gjorgievski dhe Cene Gjorgjievski.


Shtuar më 10/04/2018, ora 10:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori