Xhaferi: Shtëpia e Alfabetit, "Jerusalemi" i shqiptarëve
Pëlqej
Me rastin e Ditës së Alfabetit, zëvendëskryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Musa Xhaferri, ka vizituar sot Muzeun e Alfabetit në qytetin e Manastirit ku ka marrë pjesë në inaugurimin e pjesës së rinovuar si dhe hapjen e ekspozitës së parë të përhershme të Muzeut.

Me këtë rast, zëvendëskryeministri Xhaferri të gjithë qytetarëve shqiptarë ua uroi 22 Nëntorin, Ditën e Njësimit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe, njofton Zhurnal.

"Sot, si gjithmonë është traditë jona që në këtë ditë të mblidhemi dhe të vizitojmë Muzeun e Alfabetit, pikërisht këtë shtëpi ku pjesëmarrësit e Kongresit vendosën të shpallin pavarësinë kulturore të shqiptarëve, e cila do t’i printe pavarësisë politike të shqiptarëve në vitin 1912...ishin pikërisht të njëjtët njerëz, të cilët e vazhduan atë rrugë. Për respekt të kësaj, ne e kemi shpallur në mënyrë institucionale këtë shtëpi Muze dhe në mënyrë modeste kemi bërë që të rinovohet dhe kompletohet, për shkak se është obligim i gjeneratave që kjo shtëpi të jetë shtëpia më e respektuar nga shqiptarët", ka deklaruar zv/kryeministri Musa Xhaferi.

Njeriu i dytë i Qeverisë, ka dhënë më pas vlerësime të larta për shtëpinë-muze, ndërsa i ka apeluar Prishtinën dhe Tiranën të jenë të pranishme gjatë këtyre përvjetorëve.

"Nuk është e tepruar nëse them se kjo shtyp;i është Jerusalem i shqiptarëve kudo që janë dhe iu bëj thirrje të gjithë institucioneve në Shqipëri dhe Kosovë të japin kontribut dhe të vijnë në përvjetorët e ardhshme ta vizitojnë këtë shtëpi të bekuar për ne, vendin ku para 104 viteve është mbajtur Kongresi i Alfabetit të Gjuhës shqipe", u shpreh Xhaferi.

Gjatë vizitës së Muzeut të Alfabetit, kanë marrë pjesë edhe ministrja e Kulturës, Elizabeta Kancevska-Milevska, ministri i Mbrojtjes, Famtir Besimi, ai i Ekonomisë Valon Saraqini, kryetari i Komunës së Manastirit, Vladimit Talevski, si dhe deputetë, kryetar komunash dhe shumë personalitete tjera. /albeu.com/
Shtuar më 22/11/2012, ora 16:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori