Xhaferi: Rivali i BDI nuk është PDSH, por VMRO
Bartësi i listës zgjedhore numër 5, Musa Xhaferi mabjti një takim me bazën e BDI-së në Strugë.

Ai tha se rivali i vërtetë i BDI-së në zgjedhje nuk është aspak PDSH-ja, por është partia maqedonase në pushtet, VMRO-DPMNE.

"Këto zgjedhje janë një sprovë se elektorati dhe shqiptarët në Maqedoni e kanë kuptuar betejën tonë të fortë politike me VMRO-në, nga e cila BDI do të dalë shumë e fuqishme, jo për veten e saj, por për interesat e shqiptarëve të Maqedonisë", tha Xhaferi.

Musa Xhaferi tha se kur VMRO mobilizohet mbledh shumë maqedonas dhe se e njëjtja gjë duhet bërë edhe me shqiptarët, të cilët duhet të votojnë BDI-në, me qëllim që tiu përmbushen kërkesat. /albeu.com/


Shtuar më 16/04/2014, ora 13:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori