Xhaferi: Prioriteti ynë integrimi europian
Zv/Kryeministri i Maqedonisë Musa Xhaferri sot realizoi takim me kryetaren e Këshillit Nacional të Republikës së Austrisë Barbara Pramer. Bashkëbiseduesit në takim konstatuan se marrëdhëniet politike në mes dy vendeve janë në frymën e miqësisë dhe bashkëpunimit, shkruan Zhurnal.

Zëvendëskryeminitri Xhaferi e njohu z. Pramer me gjendjen në vend dhe rajon, zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, marrëdhëniet ndëretnike si dhe me procesin e integrimit në NATO dhe BE.

Xhaferi nënvizoi se prioritet stratregjik i Maqedonisë mbetet anëtarësimi në familjen e madhe evropiane dhe se në të ardhmen në fokus do të jetë zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë, që me suksesë të aderojmë drejt NATO-s dhe BE-së. Ai u shpreh se prioritet mbetet gjithashtu edhe zbatimi i MO-së, ky dokument që ka rol të rëndësishëm në realizmin e procesit integrues të vendit.


Nga ana tjetër, kryetarja Këshillit Nacional të Republikës së Austrisë, z. Barbara Pramer theksoi se vendi i saj mbështet anëtarësimin e Maqedonisë dhe vendeve të Ballkanit perëndimor në BE, ndërsa përshëndeti edhe fillimin e dialogut aderuaes të nivelit të lart në mes Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2012, ora 14:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori