Xhaferi: Presidenti Ivanov ka përgjegjësi kushtetuese që të nënshkruajë ligjin e gjuhëve
Presidenti i shtetit ka përgjegjësi kushtetuese që të nënshkruajë ligjin i cili me shumicë të deputetëve është votuar në leximin e dyte, kështu ka thënë kryeparlamentari Xhaferi në intervistën e tij të fundit ku ka folur lidhur me ligjin në fjalë dhe paralajmërimet e Ivanovit se nuk do e nënshkruajë atë.

“Pas leximit të parë presidenti ka të drejtë të vetos suspenzive për leximin e dytë kur do të sigurohet shumica presidenti i vendit është i obliguar të nënshkruajë atë”, ka thënë Xhaferi duke u bazuar në nenin 75 të kushtetutës.

:Me ligjin nuk përfitohet binacionalitet dhe dygjuhësi tezë që është propaganduar ata të cilët thonë se me këtë ligj prishet përparimi i shtetit”, ka thënë Xhaferi.

“Para se të evidentohen gjithë amandamentet gjithë formalisht edhe me opozitën dhe shumicës i kam thënë se puna do mbarojë kështu sepse nuk ka mundësi që të shqyrtohen të gjithë dhe të bllokohet puna e parlamentit, ky ishte moment historik për shtetin dhe nuk dua që të kthehet imazhi i vjetër i parlamentit”, ka shtuar mes tjerave kryeparlamentari.
Shtuar më 23/03/2018, ora 09:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori