Nuk i shkojnë studentët, Rama i ulëret rektorëve dhe dekanëve
Xhaferi: Maqedonasit s'kanë interes për Marrëveshjen e Ohrit
Pëlqej
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi tha se vetëm shqiptarët dhe ministrat e BDI-së janë të interesuar për implementimin e MO-së.

Xhaferi ka vlerësuar se maqedonasit janë shumë pak të interesuar lidhur me dokumentin që rregullon përfaqësimin etnik në Maqedoni.

“Kjo varet nga politika e partisë. Për fat të keq, krijohet një perceptim se shqiptarët janë ata të cilët kontribuojnë për implementimin e Marrëveshjes kornizë, sepse kanë edhe interes direkt nga votuesit, ndërsa pala tjetër është kundër, e cila nëse e realizon këtë si prioritet do të humb në trupin votues. Këtu kemi edhe politikën ditore që në demokraci megjithatë është e pranueshme”, tha Xhaferi për Inbox7.

Musa Xhaferi shprehet se duhet bërë më shumë për implementimin e plotë të MO-së, me qëllim që pushteti në Maqedoni të decentralizohet. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2014, ora 14:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori