“Ia mbathe”, Berisha mesazh Ramës nga protesta: Nga sot jemi armiq, ti ke për ideal pushtetin ndërsa unë lirinë

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në protestën para Kryeministrisë i është drejtuar Ramës duke e cilësuar armik. Ai tha gjithashtu se Rama i ka orët e numëruara në pushtet.

“Qytetarë dhe qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Të pranishëm në këtë uragan, uragani i  lirisë. Jeni bërë burim drite, shprese për mbarë shqiptarët. Sot më shumë se kurrë, mendjet zërat dhe sytë e mbarë shqiptarëve janë të drejtuar te ju. Të dashur qytetarë, ju erdhët nga të katër natë në këtë bulevard sepse ju thirri ora e lirisë. Ju thirri ora e Shqipërisë. Shqipëria është në rrezik ishte kushtrimi që ju ngriti në këmbë për ta shpëtuar atë. Vëllezër e motra, ju jeni sot këtu sepse nuk pranoni më që qytetarët shqiptarë të jenë të lirive dhe të drejtave të dhunuara. 32 vjet më parë kur themeluam partinë, partia komuniste kishte në duar të veta të gjitha pushtete. Sot, Edi Rama ia mbathi, megjithëse ka të gjitha pushtete vendosi monizmin e plotë. Ia mbathi dhe do ia mbathë, kohërat e tij janë të numëruara. Në emër tuaj do ti them Ramës këto fjalë: Ne të dy sot jemi armiq. Po pse jemi armiq? E rëndë e hidhur të them këtë fjalë, sepse ti Edi Rama ke për ideal pushtetin dhe vetëm pushtetin kurse unë me këta burra gra e vajza kemi vetëm lirinë”, tha Berisha./albeu.com

Vijon..,


Shtuar 7.07.2022 20:52