Zëvendëskryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit Musa
Xhaferi ka pritur sot në takim ambasadorin e Greqisë në Shkup, Teoharis
Lalakos.
Implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, procesi integrues, zgjidhja e çështjes së emrit kanë qenë temat për të cilat kanë folur bashkëbiseduesit në takim.
Xhaferi ka theksuar se
Maqedonia mbetet në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO, por për realizimin e këtij qëllimi siç tha, “nevojitet edhe zgjidhja e çështjes së emrit, duke shtuar se periudha e ardhshme është vendimtare që të arrihet
kompromis dhe
Maqedonia në raportin e radhës të BE-së në qershor të marrë datë për fillimin e negociatave me BE-në”, shkruan Zhurnal.
“Është momenti më i volitshëm që gjatë tre muajve të ardhshme të bëjmë përpjekje intensive që të gjendet një
kompromis”, theksoi
Xhaferi. Arritja e kompromisit, nga ana tjetër, sipas ambasadorit grek
Lalakos, do të thellon edhe më bashkëpunimin në mes dy vendeve. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2013,
ora 17:36