Xhaferi: Ivanov, i zhytur deri në fyt
Numrit të politikanëve që kanë reaguar ndaj sjelljes së Presidentit të vendit Gjeorge Ivanov, rreth dhënies së mandatit për formimin e qeverisë së re i është shtuar edhe Talat Xhaferi.

Në një deklaratë për TV Telma, deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi ka thënë se Ivanov në vend që të sillet si një burrë shteti me veprimet e tij po bën më tepër dëm se mirë.

"Ivanov ka shkelur kushtetutën, ai dje ka publikuar bombën për shpartallimin e aktit më të lartë juridik. Ivanov duhet ta respektojë procedurën. Deri më sot, asnjë mandatar nuk e ka prezantuar programin para kryetarit të shtetit. Me vendosjen e kushteve ai është zhytur deri në fyt", është shprehur Xhaferi. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2017, ora 22:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori