Xhaferi ia thotë hapur Ivanovit: Po shkel ligjin
Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, ka marrë vendim që të mos e nënshkruajë dekretin e Ligjit për ratifikimin e marrëveshjes për emrin me Greqinë.

Në vendimin që sot Ivanov ju ka dërguar mediave ka sqaruar edhe arsyet e tij për të cilat nuk e miraton marrëveshjen me Greqinë, duke thënë se si president ai çdo herë është sjellur me përgjegjësi dhe ka respektuar Kushtetutën e vendit.

Por kryeparlamentari Xhaferi ende nuk e ka pranuar materialin nga Presidenti Ivanov.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi për Zhurnal shprehet se brenda 30 ditëve ligji kthehet në Kuvend.

“Ende nuk kam marrë material nga Presidenti Ivanov për shkaqet se pse nuk e nënshkruan dekretin, prandaj nuk kam çfarë të komentoj. Por brenda 30 ditëve ligji kthehet në Kuvend”, thotë Kryeparlamentari Xhaferi.

I pyetur se çfarë do të ndodh nëse Presidenti Ivanov për së dyti herë nuk e nënshkruan ligjin për ratifikimin e marrëveshjes, kryeparlamentari Xhaferi shkurt tha “Nuk më intereson kjo mua, ai e shkel Kushtetutën e jo unë”.


Shtuar më 26/06/2018, ora 13:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori