Xhaferi: I paharruar do të jetë kujtimi për mikun tim Abdilaqim Ademi
Abdilaqim Ademi, sekretari i përgjithshëm i BDI-së, ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë. Ai ishte njëri nga themeluesit e BDI-së, por duke kryer edhe funksione të larta shtetërore.

Në orën 15 në objektin e komunës së Tetovës do të mbahet Mbledhja komemorative në nder të funksionarit të lartë të BDI-së Abdilaqim Ademi.

Talat Xhaferi me dhimbje ka pranuar lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Abdylaqim Ademit.

Ai në rrjetin e tij social u shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit.

Sot me pikëllim të thellë mora lajmin! e ndarjes nga jeta të mikut tim të shtrenjtë, koleg si Deputet, bashkëvepruesit tim partiak, luftëtarit të pa lodhshëm për çështjen kombëtare, Abdilaqim Ademi.

Më lejoni që në këto momente plot me dhimbje që në emrin tim, të familjes sime t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, bashkëshortes dhe fëmive të Abdilaqimit, Familjes së ngushtë, Un ndaj dhimbjen tuaj, durim në këto çaste të vështira.

I paharruar do të jetë kujtimi për mikun, veprimtarin e shquar dhe shokun tim Abdilaqim Ademi.
Abdilaqimi ka vendin e merituar mes veprimtarëve të shquar të heronjve të kombit, duke kaluar në përjetësi.
Lavdi jetës e veprës së Abdilaqim Ademit
U prehtë në paqe.
I juaj Talat Xhaferi.
Shtuar më 16/02/2018, ora 12:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori