Finalja në Katar, Berisha: Urime mbretëreshë, Messi tokësor dhe qiellor

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar Kombëtaren e Argjentinës për fitoren e Kupës së Botës.

Pas sfidës me Francën, Berisha e ka cilësuar Leo Messin, sa tokësor aq edhe qiellor.

Postimi:

Argjentina mbretershë, kampione e botës!

Loja ishte fantastike!

Ekipet zhvilluan një nga lojërat më të bukura, më cilësore që unë kam ndjekur, por Argjentina meritoi fitoren. Leo Mesi sa tokësor aq dhe qiellor, kthehet në vendin e tij me Kupën e Artë, finale të artë, Mbret i Futbollit në Planetit tonë.

Urime Argjentinës, mbretershë, kampione e botës.

Urime dhe Gjelave nën kampion të cilët me lojën e tyre mahnitëse dhe me pak më shumë fat mund të kishin sjellë Kupën në Francë, Europë.


Shtuar 18.12.2022 21:24