Xhaferi flet për deputetët e opozitës që votuan për të ardhmen
Në lidhje me paralajmërimin e mundësisë për grup të ri parlamentar prej tetë deputetësh nga opozita të cilët i kanë përkrahur ndryshimet kushtetuese, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi tha se Rregullorja e lejon këtë, por ato ende nuk kanë dorëzuar njoftim te ai se si do të veprojnë.

“Ata kanë të drejtë sipas Rregullores për Punën e Kuvendit, duke pasur parasysh se janë veçuar nga koalicioni dhe vendimi i partisë t’i përjashtojë, dhe sipas Rregullores mund të vetorganizohen, duke pasur parasysh se janë më shumë se pesë. Por, nga aspekti formal duhet në mënyrë individuale dhe formale të shprehen për statusin e tyre, se nuk janë pjesë e koalicionit dhe pastaj me akt të ri të më njoftojnë, që të mund të formohet grupi parlamentar. Si do që të jetë, nuk kanë afat kohor që ta bëjnë këtë2, tha Xhaferi.

Ndryshe, shtatë deputetët e përjashtuar nga VMRO-DPMNE paralajmëruan se deri në fund të javës do të tregojnë se a do të veprojnë si të pavarur ose do të formojnë grup të ri parlamentar. Tani për tani e hedhin mundësinë të kyçen në grup tjetër parlamentar.

Shtuar më 25/10/2018, ora 16:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori