Xhaferi emërohet zyrtarisht "pronar" i Kuvendit të Maqedonisë (FOTO LAJM)

Talat Xhaferi është zyrtarisht "pronar" i Parlamentit të Maqedonisë, pas Regjistri Qendror fshiu dje pasdite emrin e Trajko Veljanovskit dhe në vendin e tij ka vendosur emrin e Talat Xhaferit.

Tashmë, Talat Xhaferi është personi që pyetet dhe vendos për të gjitha dokumentet dhe veprimet zyrtare të Parlamentit, dhe se të gjitha dokumentet dhe vulat e firmosura dhe Xhaferi janë legjitime.

Dy ditë më parë, Gazeta Zyrtare shpalli vendimin për emërimin e Xhaferit si i pari mes deputetëve, ndërsa në bazë të këtij vendimi, dje pasdite edhe Regjistri Qendror ka ndryshuar të dhënat zyrtare, konkretisht ka fshirë Veljanovskin ndërsa në vend të tij, ka shënuar emrin e Xhaferit. /albeu.com/
Shtuar më 11/05/2017, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori