Xhaferi do ta njoftojë Qeverinë për iniciativën e VMRO-së dhe ASH-së
Kryeparlamentari Talat Xhaferi, deklaroi se për iniciativën e VMRO-DPMNE-së do ta njoftojë Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, është Qeveria ajo që do të duhet ta shqyrtojë iniciativën dhe më pas të vendos se a do të propozojë Ligj për ratifikimin e Protokollit, pasi ajo parashihet edhe me Kushtetutë.

“Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit deri tek unë kanë dërguar kërkesë t’ju drejtuar Qeverisë për nisëm për propozim të Ligjit për ratifikim të Protokollit me të cilën kërkesë kërkojnë nga unë që t’ia adresojë Qeverisë. Në aspekt formal unë nuk kam arsye që çdo një dokument që hy në procedurë parlamentare unë mos me e shqyrtuar, duke e shqyrtuar kërkesën e grupit të deputetëve përkatës, vlerësoj se për një çështje të tillë në bazë të neneve të cilët thirren ata Parlamenti nuk është kompetent për një çështje të tillë për faktin se neni 188 sanksionin që kompetencat për propozim dhe nisëm për miratim të Ligjit për ratifikimin të marrëveshjeve ndërkombëtare është kompetencë e Qeverisë. Por për aspekt formal përderisa një dokument vjen deri te ju dhe nuk është kompetencë e Parlamentit është obligim procedural që një akt i tillë t’i adresohet organit kompetent, në këtë rast t’i adresohet Qeverisë që ta merr në shqyrtim kërkesën e deputetëve që e kanë dorëzuar deri në Parlament”, deklaroi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
Shtuar më 04/12/2019, ora 19:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori