Xhaferi-Çejku: Maqedonia, marrëdhënie të mira me Shqipërinë
Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë, Arben Çejku, në të cilin u theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes dy vendeve, posaçërisht në sferën e mbrojtjes.

Xhaferi dhe ambasadori Çejku, kumtoi Ministria e Mbrojtjes, pamëdyshje u pajtuan se mbajtja e marrëdhënieve të bazuar në respektin e ndërsjellë në të vërtetë paraqesin bazë për zhvillim rajonal.

Njëherë bashkëbiseduesit, siç theksohet, shqyrtuan më shumë çështje të cilat janë në funksion të mbajtjes dhe thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral, dhe hapërimin në rrugën e integrimit euroatlantik, mes të cilave edhe kalendari i aktiviteteve të grupit A5 dhe bashkëpunimi i ndërsjellë në misionet paqësore në nivel global.

Ambasadori Çejku i uroi Xhaferit zgjedhjen në funksionin ministër i Mbrojtjes dhe i dëshiroi sukses në udhëheqjen me grupin A5, thuhet në kumtesën e ministrisë së mbrojtjes. /albeu.com/


Shtuar më 25/02/2013, ora 18:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori