Xhaferi: BDI vazhdon të mos lëkundet nga pozicionet e veta
Musa Xhaferi
Partitë fituese në zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën më 11 dhjetor në Maqedoni, kanë edhe pak kohë në formimin e qeverisë së re, edhe pse ende nuk ka asnjë tentativë nga ana e tyre për koalicion për shkak të kushteve që palët kanë bërë të ditur.

Lidhur me këtë, zyrtari i lartë i BDI-së dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi, ka thënë se "qëllimi i BDI-së është që të formohet qeveria, e nëse kjo do ketë sukses do tregojnë ditët në vazhdim".

Xhaferri ka thënë se pritet që së shpejti të thirret kryesia qendrore e BDI-së ku anëtarët e kryesisë do të informohen lidhur me bisedimet që ka realizuar Ahmeti me Gruevskin dhe Zaevin.

"I gjithë presioni në këtë moment është fokusuar ndaj BDI-së sepse pa 10 deputetët tanë nuk mund të bëj qeverinë as OBRM-PDUKM e as LSDM, çelësi është tek ne", ka thënë Xhaferi për "Zhurnal". /albeu.com/
Shtuar më 23/01/2017, ora 11:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori