Përfundon evakuimi në Afganistan, largohet avioni i fundit nga Kabuli (FOTO LAJM)

Afati i evakuimit amerikan në Afganistan i ka ardhur fundi dhe avioni i fundit me shtetas të avakuuar është larguar.

Sipas The Guardian, e cila ka cituar një gazetar, avioni i fundit amerikan me civil sapo është ngritur nga Kabuli.

Postimi i gazetarit Naveed Jamali:

Vini re se është zyrtarisht 31 gusht në Afganistan. Pra, fluturimi është nisur deri në datën e rënë dakord. Zyrtare nga SHBA për mua: Aeroplani i fundit është nisur. Lufta ka mbaruar.”

Ndërkohë që ende nuk dihet se sa persona janë evakuuar nga Kabuli me aeroplanin e fundit për në SHBA.  /albeu.com/

 


Shtuar 30.08.2021 22:53