Vrasja në Tiranë, vetëdorëzohen edhe 4 personat e tjerë të shpallur në kërkim. Autori tentoi vetëvrasjen

Mbrëmjen e djeshme në lagjen “5 Maji” në Tiranë u vra me armë zjarri 27-vjeçari Mehmet Qema. Paraditen e sotme u dorëzua autori (Marjus Dema) dhe një nga të pranishmit (Frekli Myftari), ndërsa tani janë dorëzuar dhe 4 të tjerët.

Të dorëzuarit janë; Erlind Peka, 27 vjeç, Blerim Hoti, 28 vjeç, Bralid Aga, 23 vjeç, 29 vjeç dhe Xhuliano Koçi, 19 vjeç.

Mësohet se autori pasi qëlloi shokun e tij ka tentuar të vetëvritet me të njëjtën armë, por të pranishmit nuk e kanë lejuar.

Lexo edhe: Ekzekutoi shokun, Marius Dema dërgohet në vendngjarje: Çfarë u gjet brenda lokalit

Si ndodhi ngjarja?

27-vjeçari ka qenë i ulur në një tavolinë me disa persona të tjerë, ndërsa në këmbë është autori i cili mban në dorë një pistoletë.

Dema ka qëlluar 27-vjeçarin me pistoletë në gjoks. Menjëherë pas ngjarjes, shokët e kanë transportuar në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve./albeu.com


Shtuar 11.05.2021 14:23