Wikileaks nxjerr sekretin e dhimbshëm të Gruevskit për emrin
Qeveria e Maqedonisë në vitin 2008">2008 ka qenë e gatshme të pranojë emrin Republika e Maqedonisë Veriore apo Republika e Maqedonisë së Veriut, përfshirë njohjen e gjuhës maqedonase dhe kombit, thuhet në një dokument të klasifikuar të ambasadës amerikane në Shkup, të publikuar nga Uikiliks.

Kurse sot, Nikolla Gruevski dhe ish-partia që ai drejtonte ka dalë kundër këtij propozimi pasi janë në opozitë.

Dokumenti i klasifikuar i titulluar “Për çfarë kanë nevojë maqedonasit që ta zgjidhin çështjen e emrit” mban datën 29 korrik 2008">2008. Në dokument ambasadorja e atëhershme Millovanoviq shpreh konkluzionet e saj pas takimit me lidershipin në atë kohë Presidentin Branko Cërvenkovski dhe kryeministrin Nikolla Gruevski duke thënë se kushtet janë të pranueshme për Maqedoninë, përfshirë siç citohet: “Emri Republika e Maqedonisë Veriore apo Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Dokumentin e ka publikuar edhe e përditshmja greke Kathimerini.
Shtuar më 03/09/2018, ora 22:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori