Basha nxjerr foto nga familja, nëna e tij feston sot ditëlindjen (FOTO LAJM)

Nëna e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës, sot ka festë.

Basha ka postuar në llogarinë e tij në “Facebook” foto nga festa dhe krahas tyre uron nënën me rastin e ditëlindjes.

Në njërën foto shfaqen Basha së bashku me prindërit dhe vëllain, ndërsa në tjetrën vetëm nëna dhe i ati i tij.

|Një e dielë e veçantë për nënën time dhe një nga ditët më të lumtura për mua, vëllain tim dhe babain tonë, tek i uruam njeriut tonë më të dashur ditëlindjen. Nga ky gëzim i familjes tonë ju uroj të gjithëve një të dielë të gëzuar!😊☀️”, shkruan kryetari i Partisë Demokratike.


Shtuar 7.06.2020 13:03