Vulin i kërkon Maqedonisë tërheqjen e njohjes të Kosovës
Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksadner Vulin, i ka reaguar ashpër presidentit të Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, i cili ka kundërshtuar ashpër idenë e Hashim Thaçit dhe Aleksander Vuçiqit, për korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Vulin ka thënë se si i zgjidhin punët e veta Kosova dhe Serbia, nuk është një temë që i takon të flasë Pendarovskit.

“ Se si dëshiron të zgjidh Serbia problemet e brendshme nuk është temë për presidentin e Maqedonisë fqinje. Nëse idjea për korrigjim të kufijve është e ‘tmerrshme dhe e papranueshme për shekullin 21”, atëherë lë ta tërheq Maqedonia njohjen për Kosovën’, ka thënë Vulin.

Vulin ndër të tjera ka thënë se Pendrovski duhet të respektojë Serbinë, duke shtuar se ndoshta duhet të flasë pak edhe për nismën e Thaçit dhe Ramës për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, shkruan B92.
Shtuar më 01/06/2019, ora 16:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori