Vukçeviç: Më kanë kërcënuar me vdekje mua dhe familjen time
Kryeprokurori serb për çështjet e luftës Vladimir Vukçeviç është shprehur se ndihet i kërcënuar nga nacionalistët dhe nga kriminelët.

Në një intervistë dhënë AP-së, ai tha se vetë dhe familja i është kërcënuar nga persona që ai mund ti ketë në dosje.

Raporti i AP vuri në dukje se në fund të dhjetorit, “dy ligjvënësit e koalicionit në pushtet ngritën akuza për spiunazh kundër prokurorëve për gjoja zbulimin e informacioneve të ndjeshme në lidhje me rastet e tyre tek zyrtarët e ambasadës amerikane.

“Ne kemi ngacmuar një fole grerëzash”, tha Vukçeviç.

"Assocatiated Press" thekson se Vukçeviç ka një detyrë tejet të rëndë, pasi bëhet fjalë për hetim ndaj personave që mund të kenë kryer krime lufte, të cilët në jo pak raste kanë edhe pushtet./dionis xhafa albeu.com/
Shtuar më 09/01/2015, ora 12:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori