Vuçiç 'thumbon' Mustafën:"Cilën minierë ke vizituar?
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka komentuar vizitën e sotme të homologut të Isa Mustafa në kombinatin Trepça në Stantërg.

"Cilën minierë paska vizituar? E ka vizuar pjesën jugore të Trepçës, e cila është nën kontrollin e Prishtinës që nga viti 1999", ka thënë Vuçiç, transmetojnë mediet.

Kryeministri serb shtoi replikën e tij duke thënë: "Kur do ta vizitoj pjesën veriore të Trepçës?… Dëshirojnë të tërheqin vëmendje çdo ditë edhe ai edhe Edita Tahiri". /albeu.com/
Shtuar më 25/10/2016, ora 13:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori