Vuçiç: Serbia nuk përzihet në zgjedhjen e Xhaferit
Kryeministri dhe presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se Serbia nuk do të ndërhyjë në marrëdhëniet e brendshme të Maqedonisë.

Ai gjithashtu tha se është e rëndësishme që të mbahen gjërat qetë për të mirën dhe stabilitetin e gjithë Ballkanit.

I pyetur se a e një përzgjedhjen e Talat Xhaferit në krye të Kuvendit të Maqedonisë, ai ka thënë, se Serbia nuk do të ndërhyjë në çështje të brendshme të rëndësishme të vendeve.

Vuçiç vuri në dukje se edhe pse Maqedonia votoi pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, aty jetojnë njerëz miqësor që e duan dhe e respektojnë. /albeu.com/



Shtuar më 02/05/2017, ora 19:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori