Vuçiç në siklet: Nuk kishte para të paguante këpucët e Biden (VIDEO)
Një situatë fare e pakëndshme dhe sikletosëse ka ndodhur për kryeministrin serb Aleksandar Vuçiç, gjatë vizitës së Biden dje në Beograd.

Të dy dolën në rrugët e Beogradit për të ecur, mirëpo ajo që ndodhi më pas vuri në siklet kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiç, shkruan "Avaz".

Në praninë e medieve, ata shkuan të vizitojnë dyqane të suvenireve.

Biden kërkoi të blejë një palë këpucë, mirëpo sapo Vuçiç pyet për çmimin dhe shitësi thotë se kushtonin 70 euro.

I sikletosur nga prania e Biden, kryeministri i Serbisë nuk kishte mjaftueshëm para për t'i paguar.

Megjithatë, Biden arriti t’i blejë sandalet e lëkurës, të cilat gjithashtu konsiderohen si suvenir kombëtar serb. /albeu.com/

Shtuar më 17/08/2016, ora 17:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori