Vritet brutalisht e moshuara, djali gjen vrasësin dhe e ther me thikë
Një person nga fshati Barbarov në Strumicë të Maqedonisë, ka vrarë dje një grua të moshuar 73-vjeçare duke e goditur atë me dru në kokë, raportojnë mediat lokale.

Trupi i pajetë i 73-vjeçares është zbuluar nga mbesa e saj, e cila menjëherë i ka treguar babait të vet për vrasjen.

Babai i vajzës, duke dyshuar se aktin e ka kryer fqinji A.A. (65-vjeç), ka marrë një shkop të madh dhe ka shkuar në shtëpinë e tij.

Gjatë një përleshjeje, ai e ka goditur tri herë me thikë xhepi 65-vjeçarin.

Më vonë, policia ka arrestuar njeriun e plagosur, i cili është i dyshuar për vrasje. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2016, ora 17:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori