Vriten tre policë me kallashnikovë në Haraçinë, nesër pritet masa e dënimit
Pas 18 viteve procese gjyqësore, nesër pritet të shpallet vendimi i gjykatës lidhur me vrasjen e trefishtë që ndodhi në vitin 2000">2000 në fshatin Haraçinë, kur u vranë policët Eroll Gotak, Kiril Petrushevski dhe Aco Angellovsk.

Të akuzuar në këtë rast janë Lirim Dinarica, Bajram Muça, Ramiz Hasani dhe Emrulla Emrullahu. Deri sa zhvillohej procesi gjyqësor ndërruan jetë të akuzuarit Sabri Hasani, Bashkim Hasani dhe Agim Hasani.

Rasti ndodhi më 11 janar të vitit 2000">2000 në ora 22 e 30 minuta. Sipas MPB-së vrasjen e kanë kryera katër persona, prej të cilëve tre kanë shtënë me pushkë automatike, kurse një me revole. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2018, ora 18:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori