Vrau bashkëshorten, vajzën dhe veten, ja çfarë shkruajnë mediat gjermane për rapsodin shqiptar
Mediat gjermane kanë pasqyruar gjerësisht krimin e trefishtë, ku rapsodi kosovar vrau bashkëshorten, vajzën e më pas veten.

Sami Veseli ishte nga Ferizaj, ndërsa prej kohësh po jetonte në Gjermani, përcjell Albinfo.ch.

Ai kishte qëlluar vajzën, e cila kishte vdekur në vend, kurse gruaja e tij ishte dërguar në spital.

Gjermanët kanë mbetur të tmerruar nga kjo ngjarje.

Edhe ‘Bild.de’, ka raportuar për një tragjedi familjare në jug të Marburgut. Policia dhe prokurorët kanë qenë në vendin e krimit dhe janë duke hetuar rastin.

Për shkak të gjurmëve, hetuesit e kanë cilësuar si “krim në mjedisin familjar”.

Gjithashtu, edhe arma është gjetur.

Lajmi për vrasjen e trefishtë, është bërë i ditur në rrjetet sociale, nga një mik i tashmë të ndjerit Sami Veseli.

Në publikimin e shoqëruar me fotografi, kjo vepër e rapsodit të njohur nga Ferizaj, i cili jetonte në Gjermani, arsyetohet me këtë përshkrim në postimin e mikut të tij:

“Jeta në kulturat e huaja dhe sfidat e vështira në mërgim japin mundësi që të degjenerohemi e të humbim fëmijët dhe familjen… na shtyjnë të bëjmë akte të rënda vetëm e vetëm që të ruajmë fytyrën dhe ndërgjegjen shqiptare”.

Përveç detajeve të publikuara nga miku i rapsodit të njohur, ende nuk dihen motivet e këtij akti.
Shtuar më 03/07/2017, ora 10:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori