E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
“Vrasjet në Srebrenicë ishin të parashikuara”
Allan Little, ish-korrespondent i BBC-së për luftërat në ish-Jugosllavi ka thënë se ka patur “recetë të gatshme” për vrasjet masive në Srebrenicë.

Në një intervistë dhënë REL-it, Little sqaron se kur ka marrë vesh se në qytetin e Srebrenicës kanë hyrë trupat serbe, e kishte parandjerë se në qytet do të ndodhte një masakër e vërtetë.

Sipas tij, mediat vendase dhe ata të huaja nuk janë informuar sa duhet nga pushtetarët për atë ç’ka do të ndodhte në Srebrenicë, pra informacionet janë mbajtur të fshehta.

Ai sqaron se ka dashur të shkruajë një artikull për BBC, së bashku me një kolege, se mund të kishte një masakër, por se pronarët e medias gjigande nuk e kanë lejuar, me justifikimin se gazetarët janë në terren për të përshkruar situatën dhe jo për të “bërë orakullin e së ardhmes”.

Gazetari thotë se ka patur recetë të gatshme për atë ç’ka ushtria serbe kreu në Srebrenicë dhe e konsiderohn masakrën e para 20-viteve edhe një dështim të ndërkombëtarëve. /Albeu.com/
Shtuar më 09/07/2015, ora 18:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori