Vrasjet në Shkup, MPB apelon vetëpërmbajtje
Ministria e Punëve të Brendshme në Shkup ka apeluar për qetësi dhe vetëpërmbajtje, pas lajmit se në afërsi të Shkupit janë gjetur pesë trupa të pajetë, të vrarë mbrëmjen e shkuar për motive ende të panjohura.

MPB u kërkon të gjithë qytetarëve që nëse kanë çdo lloj informacioni lidhur me rastin, atë ta paraqesin në polici.

Në konferencën për shtyp të mbajtur para pak minutash, zyrtarët e MPB-së kanë thënë se policia ka ndërmarrë të gjithë masat për zbardhjen e rastit dhe se në vijim janë hetimet në vendin e ngjarjes por dhe në vendet përreth.

Ministria ka ngritur dhe një Shtab Operativ të përbërë nga eprorët më të lartë të disa njësive policore, me qëllim koordinimin e veprimeve dhe masave për të zbuluar motivet dhe autorin ose autorët e vrasjes së 5-fishtë. /albeu.com/
Shtuar më 13/04/2012, ora 14:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori