Me
rastin e vdekjes misterioze të ish pjesëtarit të UÇK-së, Ibrahim Sulejmani, grupi nismëtar i Lidhjes së Diasporës
Shqiptare për
Maqedoni, me ne krye Xhevat Sherifi, reagon ashpër ndaj kësaj vdekje misterioze.
Lidhja e Diasporës
Shqiptare për
Maqedoni kërkon urgjentisht ndriçimin e plotë dhe sa më të shpejtë të këtij rasti, njofton INA.
Lidhja e Diasporës
Shqiptare për
Maqedoni dyshon se instutucionet përkatëse në
Maqedoni do t’i marrin të gjitha aktivitetet e nevojshme për zbardhjen dhe ndriçimin e plotë të këtij rasti. Po ashtu
Lidhja e Diasporës
Shqiptare për
Maqedoni dyshon në kapacitetin institucional të përfaqësuesve shqiptarë në pushtet që të zbardhin
rastin në fjalë.
Duke e pasur këtë parasysh,
Lidhja e Diasporës
Shqiptare për
Maqedoni kërkonë nga faktori ndërkombëtarë në
Maqedoni, dhe posaçërisht nga ambasada e SHBA dhe Unioni Evropian që t’i ushtrojnë trysni qeverisë së Shkupit që ta zbardh
rastin.
Po ashtu ftojmë OSBE-në si dhe Kryqin e Kuq ndërkombëtarë, që në kuadër të mandatit të tyre, t’i marrin hapat e nevojshëm që ky rast të mos mbetet i pandriçuar, pasi rasti i të ndjerit ka qenë me aktakuzë për krime lufte dhe kundër njerëzisë, ndërsa Maqedonia nuk e ka këtë mandat.
Ndonëse me punën e tij Avokati i Popullit Ixhet Memeti nuk na ka bindur se ka kapacitet për t’i mbrojtur të drejtat e qytetarëve shqiptarë në
Maqedoni, sidoqoftë ai e ka obligim kombëtarë dhe në të njejtën kohë edhe obligim profesional që të jep maksimumin për shpalosjen e rastit në fjalë.
Ky rast nuk është i pari që shqiptarët të vdesin (vriten) nëpër burgjet e Maqedonisë. Të gjitha këto raste vetëm rëndojnë edhe ashtu raportet e brishta ndëretnike. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2012,
ora 09:21