Vrasjet, hetime në disa pista
Mediat maqedonase shkruajnë sot se nga informatat e brendshme nga MPB, në makinën e gjetur disa kilometra larg vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit janë gjetur shumë gjurmë që ndërlidhen me vrasjen.

Siç raportohet, policia ka historinë e makinës së gjetur “Opel Omega”,mirëpo nuk zbulohen detaje se kur ajo është importuar në Maqedoni, kush e ka sjellur dhe kush e ka blerë më pas, por theksohet se makina më herët kishte hyrë në Maqedoni.

Pas analizës së tokës në vendin e ngjarjes, është konstatuar se janë gjetur gjurmët e gomave të kësaj makine dhe se ajo ka qëndruar në vendin e krimit.

Sipas mediave, nga hetimet e deritanishme, vrasja ka ndodhur rreth orës 20.00, dhe se ngjarja kriminale e vrasjeve monstruoze ka ndodhur për një kohë tejet të shkurtër. Por, siç thuhet, ngjarja është lajmëruar në ora 22.15, pasi që trupat e vrarë janë parë nga njerëz që në atë kohë kanë kaluar përreth liqenit të Hekuranës, në vendin e krimit.

MPB ka theksuar se nuk dëshiron të komentojë zyrtarisht pohimet e nxjerrura nëpër mediat e ndryshme, derisa janë duke u kryer hetime profesionale. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2012, ora 14:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori