Një person i vdekur në vendngjarje dhe një tjetër i plagosur, është bilanci i rastit tragjik të ndodhur të martën rreth orës 23:30 përballë Stacionit Hekurudhor në Gostivar. Siç njofton
Policia, viktima është 62 vjeçari Imer Zeqiri, kurse e plagosura me
plumb në kokë është 39 vjeçarja Qanie Ruçi nga Dibra. Ndërhyrja e shpejtë e policisë, ka bërë të mundur kapjen e autorit në vendin e ngjarjes.
Sipas njoftimeve të Policisë, bëhet fjalë për 51 vjeçarin Mensur Iljazi nga fshati Çegran i
Gostivarit. Ai është prangosur nga organet e rendit disa minuta pasi ndodhi ngjarja e përgjakshme, pas çka është përcjell në Stacionin Policor të
Gostivarit, njofton Koha.
I ndjeri Imer Zeqiri ka ndërruar jetë në vendngjarje nga plumbi i marrë në kokë, kurse e plagosura Qanie Ruçi pas dhënies së ndihmës së shpejt në Spitalin e
Gostivarit, për shkak të lëndime serioze ajo është bartur në Klinikën e Shkupit. Informatat e para flasin se gruaja e plagosur vazhdon të përballet me rrezikun për jetë.
Nga
Policia e
Gostivarit njoftojnë se gruaja kishte marrë një
plumb në kokë, kurse viktima ishte qëlluar në kokë dhe gjoks. Gjithmonë sipas Policisë, ngjarja ka rrjedhur si rezultat i një grindjeje mes vrasësit dhe gruas së plagosur, në të cilën më pas është përfshirë edhe viktima i cili, sipas informatave jo zyrtare, mësohet se me gruan kishte pasur lidhje dashurie. Gjatë ekspertizës,
Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur tre gëzhoja, një
plumb dhe një armë të kalibrit 6.35 milimetra me të cilën është kryer aktin e vrasjes.
Gjersa intervenimi i Policisë ka qenë në kohë, me çka dëshmohet edhe me arrestimin e aktorit të krimit, me orë të tëra kanë munguar në vendngjarje ekipet e prokurorisë publike dhe gjykatës hetuese. Kjo ka bërë që trupi i viktimës të mbetet i shtrirë në tokë për më shumë se një orë, dhe i pambuluar. Nga
Policia e
Gostivarit njoftojnë se janë duke punuar në zbardhjen e plotë të rastit. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2012,
ora 11:55