Vrasje e dyfishtë në Strugë
Pëlqej
Një incident që ka ndodhur në një kafene në Vevçan të Strugës, iu ka marrë jetën 2 personave dhe ka plagosur dy të tjerë.

Një nga të plagosurit është dërguar me urgjencë në spitalin e Strugës, ndërsa tjetri që ka patur lëndime më të rënda, është transportuar për në Shkup.

Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur në qendër të Vevcanit në një nga objektet hotelerike në momentin që Zdravko Srbakoski (ish postier) pa paralajmërim ka drejtuar armën drejt katër personave që qëndronin ulur në lokal.

Si pasojë e këtij veprimi, kane mbetur te vrarë në vend Vlado Popeski, dhe Matej Gjurçeski.

Policia ka informuar se ka vënë në pranga të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2014, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori