Vrasja e dyfishtë në Ohër, arrestohet një prej autorëve
Pëlqej
Një person është arrestuar ndërsa një tjetër është në kërkim pas kryerjes së vrasjes së kryer në orët e para të mëngjesit në Ohër, më saktë në kompleksin "Imperator" në rrugën "15 Korpus",

30 vjeçari nga Ohri, që është ende në kërkim, ka plagosur rëndë dy persona me një armë që posedonte pa leje.

Të plagosurit Vasil Risteski (56) dhe Romeo Gjuzeloski (38), që të dy nga Ohri, janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm në Ohër ku edhe kanë ndërruar jetë.

SPB në Ohër, që mbrëmë e ka arrestuar dhe paraburgosur personin R.S. (30) nga Ohri, i cili ka qenë me të dyshuarin B.P. (30).

Sipas Almakos, pas bastisjes së shtëpisë R.S. të arrestuar, është gjetur 16 plumba të kalibrave të ndryshëm, që janë dorëzuar në MPB për ekspertizë të mëtejme. /albeu.com/

Shtuar më 23/08/2014, ora 13:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori