Vrasja e Dilaver Bojkut, ja çfarë thonë nga SPB Ohër
Sektori i Punëve të Brendshme në Ohër pas ngjarjes që ndodhi sot në qendër të Strugës në të cilin ngeli i vrarë biznesmeni Dilaver Bojku ka ndërmarrë aksion për gjetjen e autorit.

“Ka pasur vrasje në Strugë dhe për momentin në teren janë shërbimet e policisë në pjesën e qendrës së Strugës. Njëkohësisht është duke u zhvilluar aksion edhe për gjetjen e kryerësit të vrasjes. Ngaqë ende nuk dihet kryerësi i vrasjes, nuk mund të flasim për motivet dhe shkaqet që sollën deri të kjo situatë. Megjithatë, është duke u kryer aksion i madh i hetimit të rastit”, tha Dimovski. /albeu.com/

Shtuar më 14/08/2017, ora 21:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori